Njoftim për organzimin e Seminarit të Dytë Shkencor në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike

Njoftim për organzimin e Seminarit të Dytë Shkencor në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike

Administrator Administrator 27 December 2021 Archived
Në Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, do të organizohet Seminari i Dytë Shkencor. Në kuadër të këtij seminari do të prezantojnë profesorë dhe shkencëtarë të dalluar që janë bashkatdhetarët tanë në diasporë, si dhe profesorë e studentë nga FIEK-u, sipas agjendës së bashkangjitur në këtë e-mail. Seminari do të mbahet më datën 28 dhjetor 2021 (e marte) nga ora 08:30 deri në 13:15 në sallë 440  në objektin e fakultetit tonë (Fakultetin Teknik). Për më shumë informata, vizitoni ueb faqen e seminarit https://seminarifiek.uni-pr.edu/ , ku mund t’i gjeni abstraktet e prezantimeve, si dhe informatat pak më të gjëra për folësit.

Klikoni këtu për të parë Agjedën e seminarit shkencor.

Ju mirëpresim!