Njoftim për fillimin e vitit të ri akademik 2017-2018

Administrator Administrator 29 September 2017 Archived

Njoftohen të gjithë studentët e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” se viti i ri akademik 2017-2018 fillon me datë 02 tetor 2017 ( e hënë).

Njëkohësisht, Ju njoftojmë se për studentët e rinj, të gjitha njësitë akademike do të organizojnë ceremoni të mirëseardhjes me rastin e këtij fillim viti.

Rektori i Universiteti te Prishtinës “Hasan Prishtina, prof. dr. Marjan Dema, së bashku me menaxhmentin, mësimdhënësit dhe stafin administrativ ju dëshiron studentëve një vit të mbarë akademik!

Suksese!