NJOFTIM: PANAIRI I EDUKIMIT "STUDIONI NË FRANCË"
Nëse planifikoni për të studiuar jashtë vendit, bashkohuni me ne në edicionin e tretë të Panairit të Edukimit. Njoftohuni me universitetet frankofone, programet e studimit në gjuhën frënge dhe atë angleze në shkallet: BA, MA dhe PhD dhe zbuloni pse Franca është një nga destinacionet më të njohura të studimit jashtë vendit!
Vizitoni platformën https://tourneebalkanskosovo.com dhe planifikoni studimet tuaja të arsimit të lartë në Francë. Ju do të keni mundësi të flisni me përfaqësues nga institucione frankofone pjesëmarrëse, të cilët do të ndajnë përvojën e tyre dhe do t'ju ofrojnë informata të vlefshme.
Përdore mundësinë virtuale të ndërlidhjes me universitetet frankofone. Ju lutem, ndiqni video udhëzuesin, për të kuptuar më shumë rreth mënyrës së regjistrimit në platformën virtuale të panairit https://tourneebalkanskosovo.com