NJOFTIM: Panairi i Edukimit “Studioni në Francë”
Zbulojini mundësitë e studimit në Francë!
Nëse planifikoni të studioni jashtë vendit, bashkohuni me ne në edicionin e parë të Panairit të Edukimit.
Datë: 2 nëntor 2018
Ora: 10: 00h - 17: 00h
Lokacioni: Holli - Biblioteka Kombëtare e Kosovës "Pjetër Bogdani"
Njihuni me universitetet frankofone, programet e studimit në gjuhën frënge dhe atë angleze në shkallet: BA, MA dhe PhD dhe zbulojeni pse Franca është një nga destinacionet më të njohura të studimit jashtë vendit!
Vizitojeni Panairin e Edukimit “Studioni në Francë” dhe planifikoni studimet tuaja të arsimit të lartë në Francë.
Ju do të keni mundësi të flisni me përfaqësues nga institucione frankofone pjesëmarrëse, të cilët do të ndajnë përvojën e tyre dhe do t'ju ofrojnë informata të vlefshme.
Pjesëmarrës:
- Sciences Po
- Université Lyon 1, Institut Universitaire de Technologie Lyon
- Université de Caen
- National Institute of Applied Sciences of Rouen (INSA)
- EPITECH
- Agence Universitaire de la Francophonie (AUF)
- Business school of Troyes
- Institut Universitaire de Technologie of Bourg en Bresse
- École supérieure de la Francophonie pour l'administration et le management (ESFAM)
- Mutuelle Generale Education Nationale (MGEN)
- Alliance Française de Pristina
Ju mirëpresim!


