NJOFTIM: Ligjëratë për ndërtimin e marrëdhënieve të bashkëpunimit arkeologjik mes Francës dhe Kosovës
Në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, më 29 nëntor 2018, në orën 16:00, do të mbahet ligjërata me titull “Ndërtimi i marrëdhënieve të bashkëpunimit arkeologjik mes Francës dhe Kosovës.
Building bridges in archaeology: the case of France and Kosova”. Kjo temë do të ligjërohet nga Prof. Dr. Christophe Goddard nga Qendra Kombëtare Franceze për Hulumtime Shkencore, CRNS/ENS, Francë.
Ligjërata me profesorin mysafir nga Franca do të mbahet në kuadër të Seminarit të Antropologjisë 2018/2019, organizuar nga Departamenti i Antropologjisë në Fakultetin Filozofik, UP.
Ftohen studentët dhe stafi i interesuar të marrin pjesë në këtë aktivitet!