NJOFTIM: Ligjëratë për BE-në nga zëvendëspresidenti i Parlamentit Evropian, z. Wieland
Të dashur studentë,
Zëvendëspresidenti i Parlamentit Evropian, z. Rainer Wieland, në javën e parë të janarit 2019, do ta vizitojë Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”.
Gjatë kësaj vizite, Wieland do të mbajë ligjëratë për studentët e Universitetit të Prishtinës. Ligjërata me titull “Bashkimi Evropian – dje, sot, nesër” do të mbahet më 4 janar 2019, me fillim nga ora 08:30, në Amfiteatrin e Madh të Fakultetit Juridik, UP.
Wieland, përveç funksionit si zëvendëspresident në Parlamentin Evropian, ka përvojë të gjerë në fushën e ligjit, teksa është edhe anëtar i Komitetit të Peticioneve.
Ftoheni që të merrni pjesë në këtë ligjëratë.