Njoftim: Ligjërata “Kosova ofron perspektivë”
Të nderuar studentë
Ftoheni që të merrni pjesë në ligjëratën “Kosova ofron perspektivë”, e cila organizohet nga kompania Al-Trade Center, në bashkëpunim më Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”
Diskutimi në këtë ligjëratë do të pasurohet me opinionet nga rektori i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, prof. dr. Marjan Dema, kryetari i Odes Ekonomike të Kosovës, z. Berat Rukiqi, kryetari i Odes Ekonomike Amerikane në Kosovë, z. Arian Zeka, si dhe z. Timothy Sparkman, drejtor i Projektit në Përmirësimin e Punësimit të të Rinjve në Kosovë,
Vendi: Fakulteti Ekonomik
Data: 13 dhjetor 2018
Ora: 14: 00h.
Ftoheni që t’i bashkoheni këtij aktiviteti!