Njoftim lidhur me hapjen e konkursit për pranimin e studentëve të ri në nivelin bachelor për vitin akademik 2017/18

Administrator Administrator 8 July 2017 Archived

Njoftohen të gjithë kandidatët e interesuar për aplikim në programet studimore të fakulteteve në Universitetin e Prishtinës se konkursi për pranimin e studentëve të ri për vitin akademik 2017/18 në nivelin bachelor do të hapet me datë 10.7.2017 dhe do të mbyllet me datë 17.7.2017.

Informatat më të detajuara do ti mësoni nga konkursi i cili do të publikohet vetëm në Ueb-faqen zyrtare të Universitetit www.uni-pr.edu

Ju dëshirojmë suksese dhe ju falenderojmë që ngritjen tuaj intelektuale po ia besoni Universitetit të Prishtinës.