NJOFTIM - Bursë për studentët e Gazetarisë
“Kosovo 2.0” ofron bursa për studentët e Gazetarisë, të cilët janë të interesuar në fushën e të drejtave të njeriut.
Përmes bursës për gazetari, në këtë fushë, 10 gazetarë të rinj do të bëhen pjesë e një monitorimi dhe të udhëheqin gjeneratën e ardhshme të gazetarisë në Kosovë, me përvojë në situatën e të drejtave të njeriut në vend, dhe në sfidat të cilat janë prezente në narrativet sociale dhe politike të cilat mund ta pengojnë progresin shoqëror.
Fituesit e programit pritet të prodhojnë një storie të thuktë, në formë të shkruar, në formë të dokumentarit televiziv ose në formatin multimedial. Aplikuesit e programit duhet të paraqesin një propozim, duke e përshkruar natyrën e kësaj storie përmes formës së aplikimit.
Për të ndihmuar me realizimin e këtyre propozimeve, çdo fitues do të pranojë 2.500 euro dhe do të punojë nën udhëheqjen e një redaktori profesional.
Programi është i hapur për gazetarë të cilët kanë së paku një vjet përvojë profesionale dhe dy vite arsimim në gazetari dhe/ose komunikim, janë banorë të Kosovës, dhe janë në moshë prej 18-35 vjeç.
Për të aplikuar për bursë duhet të mbushni formularin e aplikimit të K2.0. dhe ta dërgoni të plotësuar deri më 13 maj, 2018 në mesnatë në [email protected] me titull (subjekt) HRJ Fellowship Application, ose përmes aplikimit me postë në zyrën e Kosovo 2.0.
Për më shumë detaje konsultojeni faqen e Kosovo 2.0, në linkun: http://kosovotwopointzero.com/