Njoftim: Bursa të plota studimi në universitete amerikane
Universitetit i Prishtinës “Hasan Prishtina” fton të gjithë studentët të aplikojnë për të përfituar bursë të plotë për studime master në universitete të përzgjedhura amerikane. Këto bursa do të ofrohen nga Fondi Kosovaro – Amerikan për Edukim (KAEF).
Aplikimi online i kandidatëve do të shqyrtohet nga ekspertë amerikanë të arsimit të lartë. Në fazën e dytë, kandidatët e vlerësuar do t’i nënshtrohen intervistës dhe testimeve (TOEFL, GMAT/GRE). Detajet rreth aplikimit i gjeni në këtë vegëz: https://www.kaef-online.org/
Aplikacioni është i hapur dhe afati i fundit për aplikim është data 8 korrik 2019.
KAEF është një fond i vazhdueshëm i edukimit, dedikuar të kontribuoj në zhvillimin ekonomik afatgjatë të Kosovës, përmes edukimit. Prej vitit 2005 deri më sot, KAEF-i ka ndarë mbi 100 bursa të nivelit master për studentë kosovarë.