Njoftim

Administrator Administrator 28 March 2018 Archived

Lista e kandidatëve të pranuar në Konkursin për punë praktike në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Njoftohen studentët e pranuar për punë praktike në UPHP, të lajmërohen në zyrat përkatëse si në vijim:

  1. Grupi i parë i studentëve praktikantë ( 01.04.2018 – 30.06.2018) :

Kandidatët e pranuar në grupin e parë, për punë praktike në Rektorat duhet të lajmërohen në zyrën e Sekretarit të Përgjithshëm të UPHP-së dhe të Menaxherit të Personelit, më datë 2 Prill 2018, e hënë, në ora 10 00.

Kandidatët e pranuar në grupin e parë për punë praktike në Njësitë Akademike duhet të lajmërohen në dekanatet përkatëse (sekretarët e Njësive Akademike), me datën 2 Prill 2018,e hënë, në ora 10 00.

  1. Grupi i dytë i studentëve praktikantë (01.07.2018 deri më 30.09.2018) :

Kandidatët e pranuar në grupin e dytë, për punë praktike në Rektorat duhet të lajmërohen në zyrën e Sekretarit të Përgjithshëm të UPHP-së dhe të Menaxherit të Personelit, më datë 02 Korrik 2018, e hënë, në ora 10 00.

Kandidatët e pranuar në grupin e dytë për punë praktike në Njësitë Akademike duhet të lajmërohen në dekanatet përkatëse (sekretarët e Njësive Akademike), me datën 2 Korrik 2018,e hënë, në ora 10 00.

  1. Grupi i tretë i studentëve praktikantë (01.10.2018 deri më 30.12.2018):

Kandidatët e pranuar në grupin e tretë, për punë praktike në Rektorat duhet të lajmërohen në zyrën e Sekretarit të Përgjithshëm të UPHP-së dhe të Menaxherit të Personelit, më datë 02 Tetor 2018, e hënë, në ora 10 00.

Kandidatët e pranuar në grupin e tretë për punë praktike në Njësitë Akademike duhet të lajmërohen në dekanatet përkatëse (sekretarët e Njësive Akademike), me datën 1 Tetor 2018,e hënë, në ora 10 00.

Për të shkarkuar listën e kandidatëve të pranuar për punë praktike, ju lutem klikoni këtu: