Një ditë në Qendrën e Trajnimeve të ProCredit Bank në Prevallë

Administrator Administrator 23 October 2017 Archived

Të udhehequr nga Prof. Ass. Dr. Teuta Pustina - Prorektore për marrëdhënie ndërkombëtare, stafi i Universitetit të Prishtinës “ Hasan Prishtina”, në përbërje të Dekanit të Fakultetit Ekonomik - Prof.Ass.Dr.But Dedaj, Prof.Asoc.Dr.Ymer Havolli, Ass. Vlora Prenaj, Ass.Gentrit Berisha, Këshilltarit për Karrierë Z. Shkumbin Tafilaj dhe Kordinatores së projekteve të Erasmus Znj. Blerandë Dragusha, vizituan Qendrën e Trajnimeve të ProCredit Bank në Prevallë.

Qëllimi i këtij aktiviteti ishte thellimi i bashkëpunimit me Universitetin e Prishtinës “ Hasan Prishtina “  - Rektoratin, Dekanët e Fakulteteve, Qendrën për Zhvillim të Karrierës dhe profesorët,  si mundësi për të arritur tek studentët potencial për programet e ofruara nga Banka (ProCredit Entry Programme dhe Internship).

Z. Ilir Aliu - Drejtor gjeneral i ProCredit Bank, me ekipin e tij, ishin nikoqir të aktivitetit “ Një ditë në Qendrën e Trajnimeve të ProCredit Bank në Prevallë”. Z. Aliu, theksoj se ndihet i kënaqur me prezencen e miqve nga Universiteti i Prishtinës “ Hasan Prishtina “ dhe ky takim ka si qellim thellimin e metejm të bashkëpunimit me Universitetin e Prishtinës “ Hasan Prishtina “. Z. Aliu, informoj të ftuarit me   filozofinë e Bankës dhe misionin e saj si dhe mundësitë e stafit punonjës për zhvillim profesional në ProCredit Bank.

Agjenda e rezervuar, shënoj prezantimin nga Z. Gëzim Tropoja - Udhëheqes i njësisë së mjedisit në PCB, me temën: Njohja me Profilin e ProCredit Bank dhe Promovimi i EKO sistemit nga PCB dhe Znj. Ljumturie Ljimani, e diplomuar e programit ProCredit Entry Programme, prezantoj mundesit që ofron ky program.

Të udhehequr nga stafi i ProCredit Bank, perfaqesuesit e Universitetit të Prishtinës “ Hasan Prishtina “, u shoqeruan në ambientet e Qendrën e Trajnimeve të ProCredit Bank në Prevallë, duke njohur nga afer mundesit që kjo qender ofron për studentët dhe të diplomuarit.

Prof. Ass. Dr. Teuta Pustina - Prorektore për marrëdhënie ndërkombëtare në Universitetin e Prishtinës “ Hasan Prishtina “, theksoj se roli i institucioneve bankare në sigurimin e programit të punës praktike dhe zhvillimin e  shkathtesive ekstrakurikulare në lemin bankar për studentët dhe të diplomuarit e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina “, është i një rëndësie të veçant. “ Gjejë rastin e  mirë të shprehë mirënjohjen institucionale për bashkëpunimin dhe mbeshtetjen e ofruar në realizimin e Prishtina International Summer University dhe sigurimin e punës praktike për studentët dhe të diplomuarit e Universitetit të Prishtinës nga trembedhjet njësitëakademike “.

Prof. Ass. Dr. Teuta Pustina, vleresoj lartë bashkepunimin me ProCredit Bank i cili fillet e saja i ka qe prej vitit 2009, e qe ky bashkepunim ka siguruar një performanc të lartë të sigurimit të punës praktike mesatarisht 100 studentë në vit kanë pasur mundësinë për të ndjekur programin e praktikes të ofruar nga ProCredit Bank. Me 152 te diplomuar të programit ProCredit Entry Program, të punësuar në ProCredit Bank. Prezantime përgaditore për orientim në Karrierë ku mbi 800 studentë në vitë behen pjesë e sesioneve informuese me qellim njohjen e qasjes në tregun e punës. Donacionin prej 80 kompjuterve, mbeshtetje e sherbimeve të SEMS për studentët e Universitetit të Prishtinës “ Hasan Prishtina “, dhe mbi 80,000 EUR mbeshtetje financiare për “Prishtina Summer University of Kosova” ndër vite, etj.

Prorektoria Pustina, shtoj se Universiteti i Prishtinës “ Hasan Prishtina “, përmes Qendres për Zhvillim të Karrierës ka siguruar dhe mbeshtetur në vazhdimësi ProCredit Entry Programme dhe Internship program dhe se fundi edhe  Zyra për marrëdhënie ndërkombëtare, do të jetë një burim i ri i ndërlidhes së studentëve të rikthyer nga programet e shkembimit në Universitetit ndërkombëtare nga regjioni dhe evropa me ProCredit Bank.

Dekani i Fakultetit Ekonomik - Prof.Ass.Dr.But Dedaj, vleresoj mundesin e  ofruar të ProCredit Bank në mbeshtetjen e vazhdueshme ofruar Fakultetit Ekonomik. Si në raportin e ekspertizes në hartimin e kurikules dhe mbeshtetjen profesionale në ngritjen dhe zhvillimin e shkathtesive të studentëve nga kjo njësi akademike.

Prof.Asoc.Dr.Ymer Havolli – shtoj se gjenerata të tëra studentë dhe të diplomuar nga Fakulteti Ekonomik, e shohin si një moment të rendeishem të karrierës së tyre profesionale pervojen e marrë në ProCredit Bank. Bashkëpunimi në sigurimin e punës praktike dhe punësueshmërisë së të diplomuarve nga kjo njësi Akademik, mbetët vlerë e shtuar. 

Këshilltarit për Karrierë Z. Shkumbin Tafilaj – theksoj se bashkepunimi me ProCredit Bank është i shumë anshëm, përfshirë sigurimin e punës praktike, organizimin e sesioneve informuese dhe këshilluese dhe nderlidhjen e studentëve dhe të diplomuarve të Universitetit të Prishtinës “ Hasan Prishtina “, përmes Platfromes Virtuale të Karrierës http://pvk.uni-pr.edu/  me ProCredit Bank.

Z. Tafilaj, shtoj se me 31 Tetor 2017, më mbeshtetjen e projektit partner World Learning / TLP-USAID, realizohet lansimi i  platformes: E-karriera dhe Alumni rrjetit, dy mekanizma mbeshtetes në nderlidhjen me tregun e  punës. Qendra për Zhvillim të Karrierës - Universiteti i Prishtinës “ Hasan Prishtina “, do të promovoj mundësi  të reja për tregun e punës me qellim nderlidhjen me studentët dhe të diplomuarit.

Kordinatoria e projekteve të Erasmus Znj. Blerandë Dragusha – shtoj se bashkepunimi në mes ProCredit Bank dhe Zyres për marrëdhënie ndërkombëtare të Universitetit të Prishtinës “ Hasan Prishtina “ , do të thellohet dhe me tejë, duke ofruar një target të ri të studentëve të talentuar me një ekspertiz ndërkombetare akademike.

Ass. Vlora Prenaj dheAss.Gentrit Berisha –promovuan sesionet informuese të cilat organizohen ç’do të enjte në hapesiren e Fakultetit Ekonomik, të cilat kanë si qellim nderlidhjen e studentëve të Fakultetit Ekonomik me tregun e punës.

Fundi i takimit shenoj dreken zyrtare,ku perfaqesuesit e ProCredit Bank dhe Universitetit të Prishtinës “ Hasan Prishtina “,të ndarë në mini grupe shfrytezuan mundësinë të diskutojnë më në thellësi për politikat që Banka ndër vite ka aplikuar si mundësi të ofruara dhe që vazhdon të ofrojë për stafin punonjës, klientët, bashkëpunëtorët si dhe studentët në përgjithësi.