Nënshkruhet marrëveshja ndërmjet UP-së dhe UNDP-së për hapjen e Qendrës së Burimeve për Drejtësi Tranzicionale

Administrator Administrator 19 December 2017 Archived

Në zyrën e Rektorit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, prof. dr. Marjan Dema, ky i fundit bëri nënshkrimin e Memorandumit të Mirëkuptimit ndërmjet UP-së dhe Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), i cili parasheh hapjen e Qendrës së Burimeve për Drejtësi Tranzicionale.

Rektori Dema në këtë takim foli për sfidat por edhe për të arriturat e UP-së, dhe ndikimin pozitiv që do të ketë hapja e kësaj Qendre në zhvillimin tutje të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina.

Në anën tjetër, përfaqësuesja nga UNDP, Alexandra Meierhans u shpreh shumë e lumtur për nënshkrimin e këtij Memorandumi për hapjen e Qendrës së Burimeve për Drejtësi Tranzicionale.

Qëllimi kryesor i këtij Memorandumi është të sigurojë një kuadër të bashkëpunimit, të lehtësojë dhe të forcojë bashkëpunimin në mes palëve në fushat me interes të përbashkët. Mirëpo, objektiva e parë që ky Memorandum parasheh është ngritja e një Qendre të Burimeve për Drejtësi Tranzicionale në UP, e cila do të shërbej si qendër për edukim dhe hapësirë për mbledhje publike për të gjithë ata që janë të interesuar të bashkëpunojnë në hulumtimin e drejtësisë tranzicionale, politikave dhe iniciativave të shoqërisë civile.