Ne përvjetorin e UP-së, rektori Sahiti iu ndan mirënjohje studentëve të dalluar
Në përvjetorin e 51-të të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, studentët e dalluar të njësive akademike të Universitetit të Prishtinës u shpërblyen me mirënjohje për rezultate të shkëlqyera gjatë studimeve. Ata u priten në takim nga rektori, prof. dr. Naser Sahiti, i cili i përgëzoi për suksesin e treguar gjatë studimeve.
Studentët e pranishëm u shprehen të lumtur me këtë vlerësim nga rektori Sahiti. Te njëjtët theksuan që pranimi i këtij titulli në Ditën e Universitetit është nder por edhe përgjegjësi për të shënuar edhe më shumë suksese në të ardhmen.
I pranishëm në ndarjen e mirënjohjeve ishte edhe kryetari i Parlamentit Studentor, Erzen Hyseni.