Në Fakultetin Juridik do të mbahet konferencë mbi të drejtën e hapësirës kibernetike

Në Fakultetin Juridik do të mbahet konferencë mbi të drejtën e hapësirës kibernetike

Administrator Administrator 4 May 2018 Archived

Fakulteti Juridik i Universiteti të Prishtinës "Hasan Prishtina" në bashkëpunim me Innovation Centre Kosovo (ICK), Social Democratic Society (SDS) dhe SENTRY, të mbështetur nga Raiffeisen Bank Kosovo, do organizojnë nesër Konferencën e Parë në Kosovë për Sigurinë dhe Ligjin Kibernetik.

Konferenca titullohet "Cyber Law" dhe në të do të trajtohen tema mbi legjislacionin kibernetik, sigurinë kibernetike, të drejtën evropiane mbi krimet kibernetike si dhe mundësitë e të rinjve në të drejtën kibernetike.

Në Konferencën "Cyber Law" do të jenë të ftuar njohës dhe ekspertë të fushës, të cilët do t’i përcjellin audiencës njohuritë dhe eksperiencat e tyre nga kjo lëmi, si dhe do të jenë të hapur për pyetje dhe diskutim.

Vendi: Amfiteatri i Madh (A1) i Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës "Hasan Prishtina"
Data: 05/05/2018
Ora: 09:30