Në Ditën e Mësuesit mbahet Konferencë Shkencore në Fakultetin e Edukimit

Administrator Administrator 7 March 2019 Archived

Sot në Fakultetin e Edukimit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” u mbajt konferenca shkencore “Arti dhe Shkenca e Mësimdhënies”, pikërisht me rastin e shënimit të 7 Marsit – Ditës së Mësuesit.

Kjo konferencë shkencore u bë e mundur falë partneritetit të Fakultetit të Edukimit me Universitetin e Indianes, përmes Programit të Lidershipit Transformues – Bursave dhe Partneriteteve.

I pranishëm në hapjen e kësaj konference ishte rektori i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, prof. dr. Marjan Dema. Ai u shpreh i lumtur që shënimin e kësaj ditë tradicionalisht e bënë në Fakultetin e Edukimit, nga ku dalin pjesa dërrmuese e mësuesve të vendit.
“Përgjegjësia e mësuesit nuk qëndron vetëm brenda mureve të klasës. Mësimdhënësi, në shoqëri, është përgjegjës për ngritjen dhe zhvillimin e vendit. Standardi i sistemit të arsimit sot, është garancia e standardit të shoqërisë nesër” tha Dema në fjalën e tij.

Ai uroi të gjithë mësimdhënësit në ditën e tyre, duke folur në veçanti për rolin dhe sfidat e këtij profesioni.
“Të qenurit mësues di të jetë profesion i lehtë, por të qenurit dhe të kujtuarit si mësues i mirë, nuk është aspak rrugëtim i tillë. Është pikërisht ky moment, çasti i duhur, kur ne duhet të jemi mirënjohës për mësuesit tanë, duke vlerësuar mundin dhe profesionalizmin e tyre, si dhe përpjekjet e tyre për krijimin dhe transformimin e së ardhmes” theksoi Rektori.

Në ditën e mësuesit i pranishëm në UP ishte edhe dekani i Fakultetit të Edukimit në Universitetin e Indianes, prof. dr. Lemuel Watson. Ai u shpreh i lumtur për ardhjen e tij në Kosovë, ndërkaq mësuesit i konsideroi si inxhinierë të shoqërisë.

Të pranishmëve me fjalë përshëndetëse në këtë konferencë iu drejtuan edhe z. Ismajl Kurteshi nga Komisioni për Arsim, z. William Trigg nga USAID, si dhe dekani i Fakultetit të Edukimit, prof. dr. Ethem Ceku.

Pas fjalëve përshëndetëse, konferenca vijoi me sesionet e përgatitura dhe diskutimet në panele ku u diskutua lidhur me pedagogjinë dhe hulumtimin në arsim.

Qëllimi i konferencës ishte që të ofrojë një forum për të diskutuar trendët dhe praktikat në përgatitjen e mësimdhënësve, sigurimin e cilësisë dhe hulumtimin në arsim në Kosovë dhe jashtë saj.