Ndahen pesë bursa për studentët e Fakultetit Ekonomik nga “Melita & Partners”

Administrator Administrator 17 October 2017 Archived

Sot, më 17 tetor 2017, në Amfiteatrin e Madh të Bibliotekës Kombëtare u mbajtë ceremonia e përzgjedhjes së pesë studentëve të Fakultetit Ekonomik përfitues së bursës për ndjekjen e trajnimit për kontabilitet dhe tatime me platformën QuickBooks.

Përfituesit e bursës janë studentët: Fatbardha Humolli, Medina Murturi, Gentiana Gubetini, Faton Zeqiri dhe Zejnepe Shala.

Me këtë rast, bashkëthemeluesit e “Melita & Partners” Melita Ymeraga dhe Arben Ymeraga prezantuan edhe programin e trajnimeve me QuickBooks, modulet si dhe mundësitë e punësimit brenda dhe jashtë Kosovës të atyre që kryejnë këtë trajnim.

Aktiviteti u organizua nga “Melita & Partners” në bashkëpunim me Qendrën për Zhvillim të Karrierës të Universitetit të Prishtinës.