Mundësi Aplikimi për shtetasit kosovarë për bursa studimi në Universitetet e Bruneit

Administrator Administrator 31 January 2020 Archived

Qytetarët e Kosovës kanë të drejtë të aplikojnë në Brunei Darussalam. Programi i bursës u jep aplikantëve mundësinë për të marrë diplomë, gradë universitare dhe diplomë master pasuniversitare në cilindo nga institucionet e mëposhtme të arsimit të lartë:

· Universiti Brunei Darussalam (UBD),

· Universiti Islam Sulltan Sharif Ali (UNISSA),

· Universiti Teknologi Brunei (UTB) dhe

· Politeknik Brunei (PB).

Viti akademik fillon në korrik / gusht 2020.

Data e mbylljes për pranimin e formularëve të kompletuar të aplikimit është 14 shkurt 2020,  ora 16:00 (koha e Brunei). 

Më shumë informata mund të gjeni në http://www.mfa.gov.bn/Pages/BDGS.aspx