Menaxhment i Fakultetit të Arteve të Bukura në UP, i fokusuar në ndërkombëtarizimin e këtij Fakulteti

Administrator Administrator 7 November 2017 Archived

Pas vizitës dhe interesimit për bashkëpunim nga profesorët e Universitetit James Madison nga Virxhinia e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Fakultetin e Arteve të Bukura të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” e vizitoi edhe një delegacion nga Universitetit Shtetëror i Kanzasit, Universiteti i Arteve të Bukura “Mimar Sinan”, Akademisë së Artit nga Shtutgarti dhe Universiteti Teknik Karadeniz.

Në bisedë në mes të përfaqësuesve të këtyre universiteteve dhe të menaxhmentit të Fakultetit të Arteve të Bukura në UP, u shprehë interesimi i ndërsjellë për bashkëpunim, ku përmes këtij bashkëpunimi do realizohen shkëmbime të studentëve, profesorëve dhe organizimi i aktiviteteve të përbashkëta artistike multi-disiplinore.

E kjo, në një vizitë të radhës do të zyrtarizohet edhe me nënshkrimet e marrëveshjeve të bashkëpunimit, si hap konkret i realizimit të këtyre ideve.

Ky është edhe një hap tutje i menaxhmentit të Fakultetit të Arteve të Bukura për të ndërkombëtarizuar dhe zgjeruar rrjetin e bashkëpunimit të këtij Fakulteti me universitetet tjera në botë.