Mbahet punëtoria për Zbatimin e Planit të Integritetit të Universitetit të Prishtinës
Menaxhmenti i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, si dhe përfaqësuesit nga 13 njësitë akademike të tij, morën pjesë në punëtorinë “Zbatimi i Planit të Integritetit – Universiteti i Prishtinës”. Kjo punëtori u mbajt në Prevallë, me 27 qershor 2017
Rektori i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, prof. dr. Marjan Dema, në fjalën e tij hapëse e konsideroi këtë punëtori si shumë të rëndësishme. Ai në fjalimin e tij nuk u fokusua drejtpërdrejtë tek tematika e integritetit, por e orientoj atë kah vlerat institucionale. Në këtë drejtim, ai theksoi pesë vlera në të cilat mbështetet institucioni i UP-së, e që janë: liria akademike, llogaridhënia, qasja e barabartë, përgjegjësia sociale dhe autonomia institucionale.
Në anën tjeter, para të pranishmeve prezantoi z. Igor Klancnik, konsulent i pavarur ndërkombëtar, i cili prezantimin e kishte të ndarë në dy pjesë kryesore, përkatësisht në rëndësinë e planit të integritetit dhe në mënyrën e identifikimit të rreziqeve në institucione.
Pas prezantimit, punëtoria vazhdoi me seancën praktike dhe u përmbyll me plotësimin e pyetësorëve nga pjesëmarrësit lidhur me këtë tematikë.