MBAHET CEREMONIA FALËNDERUESE PËR DONATORËT E 50-VJETORIT TË UP-SË

Administrator Administrator 2 March 2020 Archived

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”, me një ceremoni solemne, ka falënderuar të gjithë donatorët që kontribuuan në realizimin e aktiviteteve të 50-vjetorit të UP-së.

“Që të gjithë i kemi borxh Universitetit të Prishtinës, këtij tempulli të dijës, që për këto 50 vjet dha shumë për Kosovën. E gjithë shoqëria jonë ka kontribuar dhe sakrifikuar që UP-ja të shënojë 50 vjet jetë, ashtu siç universiteti ka kontribuar që ta kemi këtë shtet”, tha rektori Dema.

Ndërsa, drejtoresha e burimeve njerëzore në KEDS, znj. Valbona Kadrija, foli në emër të drejtorit të KEDS-it dhe tha se është kënaqësi që kanë pasur rastin të kontribuojnë për këtë 50 vjetor.
“Ky bashkëpunim është i sinqertë dhe profesional dhe ndër vite ne kemi arritur që studentët që dalin nga ky universitet të jenë punëtorë të ardhshëm të kompanisë sonë. Uroj që ky bashkëpunim në të ardhmen të fuqizohet edhe më shumë”, tha Kadrija.

Donatorët që i përkrahën aktivitetet e këtij përvjetori të UP-së janë:

  1. Kompania Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike SH.A (KEDS);
  2. Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit;
  3. Al Trade Center;
  4. Eurometal SH.P.K;
  5. Shtypshkronja “Dukagjini”;
  6. Banka për Biznes;
  7. Stone Castle Vineyards & Winery;
  8. Kompania “Ujë Rugove” SH.P.K.;
  9. Banka ProCredit;
  10. Hotel Emerald;
  11. Lidra SH.P.Kë
  12. Austrian Development Agency (ADA).