Laura Kryeziu zgjedhet krytare e Këshillit Drejtues

Laura Kryeziu zgjedhet krytare e Këshillit Drejtues

Administrator Administrator 4 March 2019 Archived

Këshilli Drejtues i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, në mbledhjen e mbajtur sot, me datë 4 mars 2019, ka zgjedhur kryetaren e re të këtij organi drejtues.

Me votim unanim, kryetare e Këshillit Drejtues të UP-së u zgjodh Laura Kryeziu.

Znj. Kryeziu ka falënderuar anëtarët e KD-së për besimin, ndërkaq u zotua që do të punoj fuqishëm për zhvillimin dhe mirëfunksionimin e Universitetit. Ajo theksoi që do të bashkëpunoj ngushtë me të gjitha organet e tjera të Universitetit, në mënyrë që UP-ja të shënoj suksese edhe në vazhdimësi.