Kriteret e punësueshmërisë në kompani botërore dhe njohja e gjuhës gjermane
Qendra për Zhvillim të Karrierës e Universitetit të Prishtinës prezantoi sot para studentëve dhe të diplomuarve të UP-së profilin e kompanisë botërore “Sutherland Global Services” e cila po shikon mundësitë e zgjerimit edhe në Kosovë. Me këtë rast, znj Antoniya Petrova prezantoi shkurtimisht profilin e kompanisë, shërbimet dhe kriteret e punësueshmërisë në këtë kompani amerikane.
Pas prezantimit, studentët dhe të diplomuarit e pranishëm patën mundësinë të marrin pjesë në testimin me shkrim të njohjes së gjuhës gjermane me qëllim të rritjes së mundësisë së punësueshmërisë së tyre në kompani ku kërkohen punëtorë gjermanofolës.
Për më shumë informata rreth "Sutherland Global Services" vizitoni ueb faqenhttps://www.sutherlandglobal.com/