KOMUNIKATË LIDHUR ME ZHVILLIMET NË PARLAMENTIN STUDENTOR

KOMUNIKATË LIDHUR ME ZHVILLIMET NË PARLAMENTIN STUDENTOR

Administrator Administrator 13 December 2018 Archived

Menaxhmenti i UP-së në takimin konsultativ me Këshillin Drejtues të Universitetit të Prishtinës të mbajtur me datë 13.12.2018 në ora 15:00, shprehë shqetësim të thellë rreth zhvillimeve të fundit dhe tanimë permanente në Parlamentin studentor e veçanërisht  për kërcënimet e supozuara ndaj procesit të votimit në Parlamentin studentor.

Pavarësisht angazhimit intensiv të menaxhmentit dhe Këshilli drejtues të UP-së, për gjetjen e një zgjidhje të duhur dhe tejkalimin e situatave të jashtëzakonshme, prezente në Parlamentin studentor, gjithmonë në përputhshmëri me rregulloret në fuqi, Parlamenti studentor vazhdon të jetë pre e ndikimeve të jashtme dhe si rrjedhojë rezulton në mosmarrëveshje të vazhdueshme të anëtarëve të Parlamentit të studentëve.

Andaj, menaxhmenti dhe Këshilli drejtues, i’u bën thirrje të gjithë studentëve të cilët janë të kërcënuar gjatë procesit të konsolidimit të Parlamentit studentor si dhe gjatë procesit të votëbesimit, që t’i drejtohen me prova organeve të rendit dhe të denoncojnë këdo që ka bërë presion për mënyrën e votimit, qofshin ata persona nga jashtë apo brenda universitetit.

Si çdo herë, menaxhmenti dhe Këshilli drejtues, apelojnë tek Parlamenti studentor që bashkërisht të arrijnë marrëveshje për tejkalimin e situatës së krijuar.

Menaxhmenti dhe Këshilli drejtues, në momentin e verifikimit të këtyre provave nga organet kompetente, do të merr vendim në pajtim me faktet e konstatuara, gjithmonë në përputhshmëri me rregulloret në fuqi.

Menaxhmenti dhe Këshilli Drejtues i UP-së

Prishtinë, 13.12.2018