“KarrieraUP2020”- këshilla dhe rrjetizim me punëdhënësit!

Administrator Administrator 6 March 2020 Archived
Të nderuar studentë,
Ju interesojnë kriteret e tregun e punës në fushën e studimit Tuaj?
Dëshironi të dini më shumë për përgatitjen e mirëfilltë të dokumenteve për aplikim? Ju intereson çfarë vlerësojnë punëdhënësit në intervistë pune?

Eja dhe tako drejtorët ekzekutiv dhe menaxherët e burimeve njerëzore të nëntë kompanive dhe përfito nga këshillat që do të ofrojnë ata për përgatitjen Tuaj për tregun e punës.

Kur: 17-19 mars 2020, 14:00h-15:30h
Vendi: Biblioteka Kombëtare e Kosovës

Kuptoni çfarë të përfshini në CV kur nuk keni përvoje pune, cfarë e përbën një letër motivimi të mirë, sjelljet korrekte gjatë intervistës dhe pergatitjet e nevojshme, ndikimi në punësim i postimeve Tuaja në rrjete sociale, rëndësia e vullnetarizmit dhe punës praktike, kriteret e tregut të punës, shembuj konkret nga puna e punëdhënësve me punëkërkues e gjithashtu edhe storie suksesi.

17 mars 2020
IP "Bardha"
TrePharm
Elen

18 mars 2020
Open Data Kosovo
BIRN
ProCredit Bank

19 mars 2020
ArchiEDU
DEKRA
Talent Seekers and Keepers

Si të aplikoni:
•Vizitoni web faqen: ekarriera.uni-pr.edu duke u kyçur me nr. e SEMS ID-së dhe fjalëkalimin e njëjtë që përdorni në SEMS. Tek seksioni “Evente” kliko në sesionin në të cilin dëshiron të marrësh pjesë dhe zgjedh “Do të marrë pjesë”.

Apliko deri më: 12 mars 2020!  
 
https://www.facebook.com/events/647678552649618/