“KarrieraUP” zhvillon takimin e parë me synim këshillimin dhe rrjetëzimin me punëdhënes
Sot u bë hapja zyrtare e aktivitetit “KarrieraUP”, i organizuar nga Qendra për Zhvillim të Karrierës dhe i cili synon orientimit në karrierë dhe ndërlidhjen me tregun e punës.
Në këtë takim u realizua prezantimi i parë virtual në kuadër të këtij aktiviteti nëntë ditor.
Hapja zyrtare e këtij aktiviteti u bë nga rektori i UP-së, prof. Marjan Dema, i cili u dëshiroj suksese studentëve pjesëmarrës në këto takime virtuale.
“Siç tashmë e dini, për disa ditë rresht, ju do të takoni virtualisht punëdhënës potencialë, të cilët do të ndajnë me ju perspektivat nga përvoja e tyre, për të ju shërbyer juve në karrierën tuaj. Urojmë që këto takime, të jenë udhërrëfyes në rrugëtimin tuaj drejt suksesit” theksoi Dema në fjalën e tij.
Dema, për realizimin e këtyre takimeve, falënderoi përfaqësuesit e tregut të punës, të cilët pozitivisht i janë përgjigjur ftesës së UP-së për të biseduar me studentët tanë rreth tematikave të aktivitetit, si dhe stafin e QZHK-së për punën e bërë.
Të pranishmëve në këtë takim virtual iu drejtua me fjalë përshëndetëse edhe prorektorja për zhvillim dhe cilësi, prof. asoc. Merita Berisha, e cila ftoi studentët që të përfitojnë nga këto takime, duke u bërë pjesë aktive e tyre.
Pjesëmarrësve të këtij takimi, të mbajtur përmes platformës Zoom, iu drejtuan edhe disa nga përfaqësuesit e institucioneve pjesëmarrëse, të do të prezantojnë ditëve në vijim.
Pas fjalëve përshëndetëse, menaxherja për Rekrutimin e Talentëve në kompaninë "Sutherland", znj. Donika Karaxha prezantoi profilin e kompanisë, mundësitë që ofrojnë për punësimin e studentëve dhe të diplomuarve të UP-së si dhe dha këshilla të vlefshme për përgatitjen e studentëve për tregun e punës.
Takimi i radhës do të zhvillohet nesër, me fillim nga ora 13:00, ku folës do të jetë përfaqësuesi nga kompania farmaceutike “Gentipharm”, z. Demir Shkodra. Për detajet se si të jeni pjesë e këtyre takimeve, ju lusim të klikoni linkun në vijim: https://uni-pr.edu/page.aspx?id=1,4,1133