Investimet e projektit partner DIMAK Kosovo, një tjetër rrëfim i suksesshëm i partneritetit
Certifikim ndërkombëtar nga Academy for International Cooperation AIZ - GIZ
Nga 13 - 16 Dhjetor 2017, z. Shkumbin Tafilaj – Këshilltar për Krarierë në Zyrën për Zhvillim Akademik – ZZhA / QZhK, ishte pjesëmarrjës në trajnimin me temen: Politikat e tregut të punës dhe promovimi i punësueshmërisë, ( mbajtur në datat: 14 – 15 Dhjetor 2017 në Eschborn - Frankfurt ), trajnim i organizuar nga - GIZ / Academy for International Cooperation ( AIZ ), financuar nga: The Deutsche Gesellschaft gur Internationale Zusammenarbeit GmbH – Programme Migration Development / German Information Centre for Migration, Vocational Training & Career - PME/ DIMAK dhe mbështetur në Marrëveshjen e Mirëkuptimit - Neni 3. 1.2 / 2 ( nënshkruar në mesë UPHP dhe GIZ -03.05.2017 ).
Të udhehequr nga Znj. Valbona Hoti – Këshilltare në DIMAK - Qendra gjermane e informacinit për migracion, arsim dhe karrierë, në fillim të agjendes ashtu si edhe kërkohej, z. Tafilaj dhe atë në cilësinë e përfaqësuesit të Universitetit të Prishtinës - “ Hasan Prishtina “ , prezantoj para audiences, Universitetin e Prishtinës " Hasan Prishtina ", rolin, rendësin dhe shërbimet e QZhK-së, dhe partneritetin me projektin DIMAK - German information centre for migration, vocational training & career.
Trajnimi kishte për qellim njohjen me praktikat, metodat, aktivitetet ndërkombëtare, politikat e tregut të punës dhe promovimi i punësueshmërisë nga GIZ - The Deutsche Gesellschaft gur Internationale Zusammenarbeit GmbH. Trajnimi bazohej në: LEAD Training Methodology, (LEAD fokusohet në zgjidhjen praktike të problemeve. Për gjatë trajnimit aplikohen rastet kur palët e zgjedhura kanë të drejtë, duke nxitur ndarjen e përvojave midis pjesëmarrësve ). Po ashtu kurikula ka përmbajtur dy module dhe për gjatë trajnimit janë shtjelluar temat: analiza e pengesave dhe potencialeve, qasjet e promovimit të punësimit dhe politikave për punësueshmëri, efektet e punësimit, qendrueshmeria në politikat e punësueshmërisë, promovimi i punësimit në kontekstin e vendeve në konflikt, fragjiliteti dhe dhuna në vendet e punës, punësimi i të rinjëve dhe punësimi i grave, orientimi dhe ndërlidhja me tregun e punës përmes këshillimit në karrierë etj.
z. Tafilaj, është mentoruar nga Traineret: Znj. Dina Fassbender dhe Znj. Heike Hoess, nga GIZ / Academy for International Cooperation ( AIZ ).
Z. Tafilaj, shtoj: “Jam i motivuar që në aktivitetet e QZhK-së në raport me tregun e punës të implementoj praktikat e reja të fituara nga Academy for International Cooperation AIZ / GIZ dhe ti përkthejë në sukses të rritjes së numërit të të punësuarve ( të diplomuar dhe studentë të UPHP-së ), kjo një kërkesë edhe e Planit Strategjik të Universitetit të Prishtinës “ Hasan Prishtina “ ( 2016 – 2019 ). “