Hapet thirrja për shkëmbim të stafit në programin Erasmus + në Polytechnic of Porto, Portugali
Universiteti i Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’ hap thirrjen për aplikim për trajnim të stafit në Polytechnic of Porto, Portugali në kuadër të programit Erasmus + të Komisionit Europian.
Llojet e mobilitetit përfshijnë:
- Shkëmbimin e stafit për trajnim (5+2 ditë).
Bursa përfshinë:
- Kompensimin 120 EUR në ditë;
- Kostot e udhëtimit deri në 275 EUR.
Fushat e mobilitetit:
- Business Administration;
- Health;
- Education;
- Library Studies.
Kohëzgjatja e mobilitetit:
- 7 ditë (5+2)
Dokumentet e nevojshme për aplikim:
- CV (në gjuhën angleze)
- Kopje e Pasaportës (faqja që përmban emrin tuaj, foton dhe të dhënat personale) ose Letërnjoftimit
- Kontrata e punës
- Certifikata e gjuhës angleze (minimumi niveli B2).
Afati për aplikim është deri më: 6 tetor 2017
Dokumentet me titull " Polytechnic of Porto" duhet të dërgohen të skanuara tek: [email protected] , [email protected] .
Luteni që të gjitha dokumentet t’i dërgoni të lidhura në një dokument, në pdf.
Për më shumë informata mund të na kontaktoni në e-mail ose të na vizitoni në: Zyra për Marrëdhënie me Jashtë, Biblioteka Universitare, Rr. Eqrem Çabej, Prishtinë