Hapet thirrja për shkëmbim të stafit akademik në programin Erasmus + në Philipps-Universität Marburg, Gjermani
Universiteti i Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’ hap thirrjen për aplikim për shkëmbim të stafit akademik në Philipps-Universität Marburg, Gjermani, në kuadër të programit Erasmus + të Komisionit Europian.
Llojet e mobilitetit përfshijnë:
- Shkëmbimin e stafit akademik (5+2 ditë) për mësimdhënie, minimumi 8 orë mësimdhënie
Për fushat/programet e mobilitetit kliko këtu:
http://www.uni-marburg.de/faculties-en/index_html-en?set_language=en
Bursa përfshinë:
Kompensimin 120 EUR në ditë;
Kostot e udhëtimit deri në 275 EUR;
Kohëzgjatja e mobilitetit:
- 7ditë (5+2)
Dokumentet e nevojshme për aplikim:
- CV (në gjuhën angleze)
- Kopje e Pasaportës (faqja që përmban emrin tuaj, foton dhe të dhënat personale) ose Letërnjoftimit
- Kontrata e punës
- Planin për mësimdhënie (shkarko këtu)
- Certifikata e gjuhës angleze (minimumi niveli C1) ose gjuhës gjermane (minimumi niveli B2).
*Dëshmia për njohjen e gjuhës angleze ose gjermane është e domosdoshme.
Afati për aplikim për staf akademik: 23 tetor 2017
Dokumentet me titull "Philipps-Universität Marburg, Gjermani" duhet të dërgohen të skanuara tek:
[email protected], [email protected]
Luteni që të gjitha dokumentet t’i dërgoni të lidhura në një dokument, në PDF.
Për më shumë informata mund të na kontaktoni në e-mail ose të na vizitoni në: Zyra për Marrëdhënie me Jashtë, Biblioteka Universitare, Rr. Eqrem Çabej, Prishtinë.