Hapet thirrja për aplikime për financim të publikimeve shkencore

Hapet thirrja për aplikime për financim të publikimeve shkencore

Administrator Administrator 4 February 2021 Archived

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” njofton stafin akademik se është hapur afati për pranim të aplikimeve për financim të publikimeve shkencore. Dorëzimi i aplikimeve duhet të bëhet te Zyra për Kërkime dhe Projekte të Sponsorizuara, nga sot (4 shkurt 2021), në orën 10:00.

Dokumentet duhet të dorëzohen paraprakisht në formë të skanuar, në email adresën: [email protected].

Dokumentet e nevojshme për aplikim i gjeni duke klikuar në vegëzat e bashkëngjitura në emërtimet e mëposhtme:

  • Formulari për aplikim;
  • Udhëzuesi për aplikim;
  • Rregullorja për Financimin e Veprimtarisë Kërkimore-Shkencore, Artistike dhe Sportive në Universitetin e Prishtinës.

Kujtojmë që me datë 11 dhjetor 2020, Këshilli Drejtues i Universitetit të Prishtinës ka miratuar Rregulloren për Financimin e Veprimtarisë Kërkimore-Shkencore, Artistike dhe Sportive në Universitetin e Prishtinës, mbi bazën e së cilës janë bërë edhe përgatitjet e nevojshme nga ZKPS-ja dhe prorektori për kërkim dhe shkencë në UP për pranim të aplikimeve. Rregullorja ka krijuar bazën e nevojshme ligjore për mbështetjen financiare të hulumtimeve të stafit akademik në kuadër të Universitetit të Prishtinës.