Hapet thirrja për aplikim për bursa për studentët dhe stafin e Departamentit të Gjeografisë të FSHMN-së të UP-së

Administrator Administrator 29 April 2018 Archived

Hapet thirrja për aplikim për bursa për studentët dhe stafin akademik të Departamentit të Gjeografisë të Universitetit të Prishtinës, për realizim të mobilitetit në Universitetin e Grazit, Austri; Universitetin e Karlit (Charles University) në Çeki dhe Universitetin Jagelonian të Krakovit në Poloni për vitin akademik 2018/2019. Për më tepër informacione, kontaktoni koordinatorin e projektit për Kosovë:

Dr. Arsim Ejupi, Profesor Asistent, email: [email protected], tel: +38349642180, dhe në linkun e mëposhtëm:

https://www.ceepus.info/public/nco/ncoinformation_main.aspx?Country=XZ#nbb

Shpjegim:
Departamenti i Gjeografisë, i Fakultetit të Shkencave Matematike Natyrore pranë Universitetit të Prishtinës bëhet anëtar i GEOREGNET Network i cili i zhvillon aktivitetet në kuadër të CEEPUS-it. Rrjeti GEOREGNET është themeluar në vitin 2006 dhe koordinohet nga Universiteti i Mariborit të Sllovenisë. Anëtarë të këtij rrjeti janë 17 universitete (departamente të gjeografisë) nga vendet e Evropës Qëndrore dhe Juglindore. Në kuadër të rrjetit organizohen disa aktivitete si shkëmbimi i studentëve të nivelit baçelor, master, dhe doktoraturë, shkëmbimi i stafik akademik për mësimdhënie, programet e përbashkëta të studimit, ekskursionet e shkurtëra për studentët etj.