Hapet Konkursi për pranimin e studentëve në vitin e parë të studimeve master, për vitin akademik 2021-22

Hapet Konkursi për pranimin e studentëve në vitin e parë të studimeve master, për vitin akademik 2021-22

Blerta Dibrani 30 September 2021 Archived

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” e shpallë të hapur konkursin për pranimin e studentëve në vitin e parë të studimeve master, për vitin akademik 2021-22.

Në këtë vit akademik, UP-ja do të regjistrojë 2248 studentë në programet studimore të 14 njësive akademike.

Kushtet e përbashkëta të konkursit, mënyrën e përzgjedhjes, afatet dhe dokumentacionin e nevojshëm për aplikim mund t’i gjeni duke klikuar KËTU.

Aplikimi nis që sot dhe do të jetë i hapur deri më 6 tetor 2021, në orën 15:00.