FTESË PËR PJESËMARRJE NË PANAIRIN E STUDENTËVE NË SHKUP - 26 TETOR
Të nderuar studentë, Ambasada e Francës në Prishtinë, në bashkëpunim me Institutin Francez në Shkup, ju fton të merrni pjesë në panairin e studentëve i cili do të mbahet në Shkup më 26 tetor.
Do të jenë të pranishëm universitetet dhe shkollat franceze e mëposhtme :
- Université de Caen
- Université Lyon 1 – IUT
- Shkencat Politike në Paris_ Kampusi Evropian i Dizhonit
- CESI – Shkolla e Inxhinierisë në Paris
Kjo është një mundësi për ju të takoni përfaqësuesit e këtyre universiteteve, të krijoni kontakte dhe të merrni përgjigje në pyetjet e juaja. Mos harroni, një student i motivuar i cili vec se ka krijuar lidhje me një universitet ka më shumë gjasa të pranohet për të studiuar!
Organizimi i kësaj dite bëhet nga Ambasada e Francës, e cila do t'i regjistrojë studentët me rend të paraqitjes dhe varësisht nga e interesimi i studentit. Numri i vendeve është i kufizuar, ju ftojmë të na shkruani sa më shpejt që të jetë e mundur në këtë e-mail: [email protected]
Tregoni departamentin e juaj dhe vitin kur jeni regjistruar. Ju do të pranoni një e-mail që konfirmon pjesëmarrjen e juaj në këtë panair të studentit. Nisja do të bëhet në 9h30 të parkingu i Pallatit te Rinisë (mbrapa bororamizit) dhe kthimi në Prishtinë bëhet rreth orës 18h.