FTESË: Organizohet koncert për Ditën e Autizmit

Administrator Administrator 2 April 2019 Archived

Studentët e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” në bashkëpunim me Shoqatën “Autizmi” dhe të mbështetur nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës, do të organizojnë koncert për nder të Ditës Ndërkombëtare të Autizmit.

Nën moton “Të gjithë dallojmë, jo vetëm unë”, koncerti do të mbahet sot (2 prill), në ora 19:00, në Qendrën e Studentëve .

Qëllimi i këtij koncerti është vetëdijësimi rreth çrregullimit të spektrit të autizmi.

Në këtë koncert, ku do të marrin pjesë edhe fëmijë të prekur nga autizmi, do të ketë argëtim, këndim e shumë surpriza të tjera.

Ftoheni që të bëheni pjesë e këtij eventi!