FTESË: ORGANIZOHET EDICIONI I 10-të I “CHOPINPIANOFEST PRISHTINA”

FTESË: ORGANIZOHET EDICIONI I 10-të I “CHOPINPIANOFEST PRISHTINA”

Administrator Administrator 5 April 2019 Archived

Në Bibliotekën Universitare të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, do të mbahet edicioni i 10-të i festivalit të muzikës pianistike “CHOPINPIANOFEST Prishtina”.

Edicioni jubilar i këtij festivali me karakter ndërkombëtar do të nisë me datën 8 prill dhe do të zgjasë deri më 28 prill.

Ashtu si në edicionet e kaluara, “ChopinPianoFEST Prishtina” do të sjellë për adhuruesit e muzikës dhe artit koncerte, masterklasë, punëtori dhe ligjërata, në të cilat do të performojnë artistë të njohur vendorë e ndërkombëtarë.

Ky edicion do të nisë me pianistin me renome Giovanni Bellucci dhe do të vazhdojë me emra të tjerë të njohur si Eric Ferrer, Clemens Rave, Visar Kuqi, Ardita Statovci dhe shumë të tjerë.

Ky festival, i iniciuar nga profesoreshat e Fakultetit të Arteve në UP, Besa Luzha dhe Lejla Pula-Haxhiu, mbështetet edhe këtë vit nga Universiteti i Prishtinës.

Klikoni KËTU per ftesën, agjenden dhe detajet e tjera të këtij festivali.