Fillon cikli i punëtorive "Bridge", nga fusha e Teknologjisë, Informacionit dhe Komunikimit

Administrator Administrator 11 December 2019 Archived

Hapësirat punuese të Fakultetit të Inxhinierise Elektrike dhe Kompjuterike të Universitetit të Prishtinës "Hasan Prishtina", janë nikoqire të punëtorisë "SI TË BËHESH ZHVILLUES SOFTUERI I DALLUAR ?"

Ky cikel i punëtorive në fushen e Teknologjis, Informacionit dhe Komunikimit , vije si rezultat i zotimit të Manxhmentit të Universitetit të Prishtinës "Hasan Prishtina", për krijimin e hapesirave për shkëmbim të përvojave nga tregu i punës, dalur si rekomandim nga Tryeza e rrumbullaket « Fuqizimi i mundësive të punësimit për studentët dhe të diplomuarit e Universitetit të Prishtinës « Hasan Prishtina «, Tryeza me temën: Zhvillimi i shkathtësive të studentëve në TIK - mundësitë dhe përfitimet, organizuar nga Qendra për Zhvillim të Karrierës UPHP, mbajtur me 9 Tetor 2019.

Prof. Asoc. Dr.  Merita Koçinaj Berisha Prorektore për zhvillim dhe cilësi  në Universitetin e Prishtinës "Hasan Prishtina", në fjalimin përshëndetës, në emrin e  Rektorit Dema, falenderoj përfaqësuesit e Shoqatës për Teknologjit të Informacionit dhe të Komunikimit të Kosovës (STIKK) dhe  ABC Software Development, për kontributin e tyrë të dhënë në zhvillimin e moduleve trajnuese, të cilat synojnë zhvillimin e shkathtesive ekstrakurikulare për studentët dhe të diplomuarit e Universitetit të Prishtinës, me qellim pergaditjen e tyre për tregun e punës.

Prorektrja  Koçinaj Berisha, theksoj së iniciativa të tilla të dalura si rekomandime me priorit nga cikli i Tryezave të rrumbullakëta « Fuqizimi i mundësive të punësimit për studentët dhe të diplomuarit e Universitetit të Prishtinës « Hasan Prishtina «, Tryeza me temën: Zhvillimi i shkathtësive të studentëve në TIK - mundësitë dhe përfitimet, organizuar nga Qendra për Zhvillim të Karrierës UPHP, mbajtur me 9 Tetor 2019, e të cilat reflektojnë në cilësinë dhe zhvillimin e mëtejmë të universitetit janë prioritare për menaxhmentin e Universitetit të Prishtinës. 

Teknologjia dhe Inovacioni i bashkëngjitet çdo profesioni sot, andaj një moment i parë diskutimi dhe reflektimi se si të avancojmë më tejë në rrugetimin tonë të përbashkët drejt krijimit të kurikulave konformë  kërkesave të tregut të punës dhe zhvillimit të shkathtësive të studentëve në fushen e TIK, do të shënoj përpjekjet e vazhduare të menaxhmentit të UP-së duke bashkkordinuar nevojat nga FIEK-së dhe FShMN-së, me qellim fuqizimin e lidhjes në mesë tregut të punës dhe universitetit në fushën e TIK-ut. 

Ekipa e ABC Software Development po ndan përvojat personale, vështirësitë dhe barrierat drejt një karriere të suksesshme, si dhe praktikisht së bashku me studentët do të ofrojë qasje "hands-on" se si të ndërtohen Web dhe Mobile aplikacionet moderne.

Kjo punëtori është pjesë e iniciativës “Bridge”, iniciativë kjo nga Shoqata për Teknologjit të Informacionit dhe të Komunikimit të Kosovës (STIKK) në bashkëpunim me Universitetin e Prishtinës – “Hasan Prishtina”, Qendren për Zhvillim të Karrierës, Fakultetin e Inxhinierise Elektrike dhe Kompjuterike dhe Fakultetin e Shkencave Matematiko Natyrore.

Iniciativa “Bridge” është krijuar me qëllim që të thellohet bashkëpunimi në mes të institucioneve arsimore dhe sektorit privat në fushën e TIK-ut, dhe studentëve të kësaj fushe t’i ofrohet një pasqyrë reale e nivelit të punës dhe shërbimeve të cilat ofrohen nga kompanitë lokale të TIK-ut.

Perfitues janë studentë nga viti i dytë dhe tretë i studimeve në shkallën BA dhe të diplomuar. Gjithsej në punëtori po marrin pjesë tridhjet e shtatë pjesëmarrës, ku njëzet studentë janë nga FIEK, shtatëmbëdhjetë studentë nga FShMN dhe një studentë nga FBV, prej tyre 16 femra dhe 24 meshkuj.