ERASNUS + në Saint Louis College of Music në Romë
HAPET THIRRJA PËR ERASNUS + në Saint Louis College of Music në Romë
Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” hapë thirrje për studentë dhe profesor të Fakultetit të Arteve, të Departamentit të Muzikës, konkretisht për studentët të cilët janë të interesuar në zhanrin e muzikës Jazz.
Llojet e mobilitetit përfshijnë:
- Bursa për student të nivelit bachelor deri në 6 muaj,
- Shkëmbim stafi.
Dokumentet e nevojshme për aplikim për studentët:
- Vërtetim për statusin e studentit ( ky dokument duhet të jetë në gjuhën angleze dhe mund ta merreni në Fakultetin tuaj)
- Certifikata e notave
- Certifikata e gjuhës angleze (Niveli i gjuhës angleze B2 apo Italiane B1)
- CV (në gjuhën angleze)
- Një letër motivimi (në gjuhën angleze)
- Kopje e Pasaportës
Dokumentet e nevojshme për aplikim për stafin akademik:
- CV (në gjuhën angleze),
- Planin për aktivitete (Plani për aktivitete për stafin, është një dokument në të cilin duhet të specifikohet plani juaj i propozuar që do të kryeni gjatë periudhës së shkëmbimit.
- Kopje e Pasaportës (faqja që përmban emrin tuaj, foton dhe të dhënat personale) ose Letërnjoftimit.
- Kërkohet njohuri e gjuhës angleze apo e gjuhës italiane.
Vetëm dokumentet e kompletuara do të merren në konsideratë. Thirrja do të jetë e hapur 7 ditë nga dita e hapjes.
Dokumentet mund të i dërgoni në adresën elektronike: [email protected]
Për informata më të detajuara lidhur me programet e Saint Louis College of Music, mund të vizitoni ueb faqen: https://www.saintlouiscollege.eu/contacts/#