Erasmus+ në "Universitetin e Zagrebit”

Erasmus+ në "Universitetin e Zagrebit”

Administrator Administrator 17 September 2019 Archived

Hapet thirrja për bursa në programin Erasmus+ në "Universitetin e Zagrebit”

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” hap thirrjen për aplikim për bursa për semestrin  pranveror në "Universitetin e Zagrebit”, Kroaci, në kuadër të programit Erasmus + Mobility të Komisionit Evropian për semestrin pranveror 2020.

Llojet e mobilitetit përfshijnë:
- Shkëmbimin e studentëve për studime BA, MA, PhD (një semestër);
- Shkëmbimin e stafit.

Baçelor, studentët duhet të jenë të regjistruar në studimet baçelor në Universitetin e Prishtinës, në programe të ngjashme për të cilat aplikojnë. Të drejtë aplikimi kanë studentët të cilët kanë të përfunduar një vit nga fusha më poshtë.

Master, studentët duhet të jenë të regjistruar në studimet master në Universitetin e Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’, në programe të ngjashme për të cilat aplikojnë. Të drejtë aplikimi kanë studentët të cilët kanë të përfunduar të paktën një semestër.

PhD, studentët duhet të jenë të regjistruar në studimet e doktoratës në Universitetin e Prishtinës dhe duhet ta kenë një konfirmim nga një profesor që do të bëjë mentorimin gjatë periudhës në fjalë.
Për programet e studimit dhe kurset e ofruara në Universitetin e Zagrebit, ju lutem vizitoni ueb faqen zyrtare, si më poshtë:  http://www.unizg.hr/homepage/

Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus + janë të liruar nga pagesa për shkollim në universitetin pritës. Studentët duhet të vazhdojnë të paguajnë shkollimin e tyre dhe tarifat e regjistrimit në universitetin e tyre të origjinës, pra në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”.