Erasmus + në Universitetin e Lubjanës, Slloveni

Erasmus + në Universitetin e Lubjanës, Slloveni

Administrator Administrator 6 October 2020 Archived

Hapet Thirrja për Bursa në Programin Erasmus + në Universitetin e Lubjanës, Slloveni për semestrin veror 2021
Universiteti i Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’ hap thirrjen për aplikim për bursa për mobilitete në Universitetin e Lubjanës,  në kuadër të programit Erasmus + Mobility,  të Komisionit Europian.

Llojet e mobilitetit përfshijnë:
-  Shkëmbimin e studentëve  të nivelit Master nga fusha:  Political Science and Civics

Të drejtë për aplikim kanë  studentët të cilët janë të  regjistruar në Universitetin e  Prishtinës në Fakultetin Filozofik, Departamentin e Shkencave Politike dhe që kanë të përfunduar semestrin e parë më notë mesatare jo më pak se 8.00.
Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus + janë të liruar nga pagesa për shkollim në universitetin pritës. Studentët do të vazhdojnë të paguajnë shkollimin e tyre dhe/ose tarifat e regjistrimit në universitetin e tyre të origjinës, pra në Universitetin e Prishtinës.
Dokumentat e nevojshme për aplikim:
-    Certifikata e notave/Transkripta (preferohet në gjuhën angleze)
-    CV (në gjuhën angleze)
-    Kopje e Pasaportës (faqja që përmban emrin tuaj, foton dhe të dhënat personale)
-    Një letër motivimi (në gjuhën angleze)
-    Vërtetim (i lëshuar nga fakulteti juaj që konfirmon nivelin tuaj të studimeve dhe vitin akademik)
-    Certifikata e gjuhës  që dëshmon njohjen e gjuhës angleze (Minimumi B2)

Afati për aplikim për semestrin veror 2021 është deri me 15 tetor 2020!
Dokumentet me titull " University of Ljubljana“ duhet të dërgohen të skanuara në e-mailin: aferdita.rexhepi”uni-pr.edu.  Vetëm dokumentet e kompletuara do të merren në konsideratë.

Luteni që të gjitha dokumentet t’i dërgoni të bashkëlidhura në një dokument të vetëm në PDF.

Për më shumë informata rreth bursave mund të na kontaktoni në e-mail ose të na vizitoni në: Zyra për Marrëdhënie me Jashtë, Biblioteka Universitare, Rr. Eqrem Çabej, Prishtinë.