Erasmus+ në Universitetin Anadolu në Turqi
Universiteti i Prishtinës, në kuadër të programit Erasmus+ hap thirrje për në Universitetin Anadolu në Turqi
Lloj i mobilitetit:
Shkëmbim stafi administrativ
Të drejtë aplikimi kanë stafi nga Fakulteti Filologjik/Departamenti i Turkologjisë.
Dokumentet e nevojshme për aplikim janë:
- CV,
- Letër motivuese,
- Një dokument që dëshmon qe jeni në marrëdhënie punë në UP,
- Kopja e pasaportës (faqja që përmban të dhënat tuaja),
- Njohja e gjuhës angleze apo turke është e domosdoshme.
Dokumentet me titull "Anadolu University" duhet të dërgohen të skanuara në adresën elektronike: [email protected]. Luteni që të gjitha dokumentet t’i bashkëlidhni në një dokument të vetëm në PDF.
Vetëm dokumentet e kompletuara do të merren në konsideratë.
Data e fundit për aplikim është 15 Prill 2019
Për më shumë informata rreth bursave mund të na kontaktoni në e-mail ose të na vizitoni në: Zyrën për Marrëdhënie me Jashtë, Biblioteka Universitare, Rr. Eqrem Çabej, 111, Prishtinë.