Erasmus+ në Silesian University of Technology, Poloni

Erasmus+ në Silesian University of Technology, Poloni

Administrator Administrator 4 February 2020 Archived

Hapet Thirrja për staf në Programin Erasmus+ në Silesian University of Technology, Poloni.

Universiteti i Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’ hap thirrjen për aplikim për bursa për stafin akademik dhe administrativ për semestrin pranverorë 2020 për mobilitete në Silesian University of Technology - SUT, Gliwice, Poloni, në kuadër të programit Erasmus + Mobility të Komisionit Europian.

Llojet e mobilitetit përfshijnë:
- Shkëmbimin e stafit akademik për mësimdhënie
- Shkëmbimin e stafit administrativ

Kohëzagjatja e mobilitetit:
- Stafi (5+2 ditë)

Dokumentat e nevojshme për aplikim për stafin akademik:
- CV+ lista e publikimeve (në gjuhën angleze)
- Kopje e Pasaportës (faqja që përmban emrin tuaj, foton dhe të dhënat personale) ose Leternjoftimit
- Kontrata e punës
- Planin për mësimdhënie
- Certifikata e gjuhës së huaj (niveli minimal i gjuhës angleze B2)

Dokumentat e nevojshme për aplikim për stafin administrativ:
- CV
- Kopje e Pasaportës (faqja që përmban emrin tuaj, foton dhe të dhënat personale) ose Leternjoftimit
- Certifikata e gjuhës së huaj (niveli minimal i gjuhës angleze B2)

Afati për aplikim deri më: 12 shkurt 2020

Dokumentet me titull "University of Silesian University of Technology Application" duhet të dërgohen të skanuara tek:
[email protected]

Vetëm dokumentet e kompletuara do të merren në konsideratë. Luteni që të gjitha dokumentet t’i dërgoni të bashkangjitura në një dosje në formatin PDF. Për më shumë informata rreth bursave mund të na kontaktoni në e-mail ose të na vizitoni në: Zyra për Marrëdhënie me Jashtë, Rr. Eqrem Çabej 111, Prishtinë.