Erasmus+ në Salzburg University of Education “Stefan Zweig”

Erasmus+ në Salzburg University of Education “Stefan Zweig”

Administrator Administrator 26 October 2020 Archived

Hapet thirrja për bursë në programin Erasmus+ në  Salzburg  University of Education “Stefan Zweig”

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” hap thirrjen për aplikim për bursa për semestrin pranveror 2021 për mobilitete në Salzburg  University of Education, në kuadër të programit Erasmus + Mobility të Komisionit Evropian.

Llojet e mobilitetit janë:

Shkëmbim i studentëve të nivelit BA dhe MA.

Fushat e mobilitetit:

-  Gjuhë dhe letërsi angleze;

- Gjuhë  dhe letërsi gjermane.

Të drejtë aplikimi kanë studentët e nivelit BA dhe MA  - Studentët duhet të jenë të regjistruar në Universitetin e Prishtinës, në programe të ngjashme për të cilat aplikojnë. Të drejtë aplikimi kanë vetëm studentët të cilët të paktën, kanë të përfunduar vitin e parë (BA) ose semestrin e parë të studimeve përkatëse (MA) dhe kanë notën mesatare mbi 8.00.

Dokumentet e nevojshme për aplikim për studentët BA dhe Master:

- Transkripta e notave (në gjuhën angleze);
- Certifikata që dëshmon se jeni student i UP-së(në gjuhën angleze);
- Nota mesatare mbi 8.00;
- Certifikata për njohjen e gjuhës angleze ose gjermane (minimumi niveli B2)
- Letër motivimi (në gjuhën angleze);
- Kopja e pasaportës;
- Learning Agreement (duhet të plotësohet në fazë të mëvonshme)

Për programet e studimit dhe kurset e ofruara në Salzburg University of Education “ Stefan Sweig” ju lutem vizitoni ueb faqet zyrtare, si më poshtë:

https://www.phsalzburg.at/international/mobility-for-studies-student-incomings/courses/

Ju duhet të aplikoni  për programe dhe lëndë të ngjashme  me ato që  ndiqni në fakultetin tuaj në UP, kjo për arsye që lëndët dhe ECTS - kreditë duhet të ju njihen kur të ktheheni për të vazhduar studimet në Universitetin e Prishtinës.

Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus + do të vazhdojnë të paguajnë shkollimin e tyre ose tarifat e regjistrimit në universitetin e tyre të origjinës, pra në Universitetin e Prishtinës.

Afati për aplikim për semestrin veror është: 12 nëntor 2020.

Dokumentet e skanuara duhet t’i dërgoni me titull “Salzburg University of Education Stefan Sweig” tek Znj. Afërdita Rexhepi  në emalin: [email protected].

Vetëm dokumentet e kompletuara do të merren në konsideratë.

Luteni që të gjitha dokumentet t’i dërgoni të bashkëlidhura në një dokument të vetëm, në PDF.

Për më shumë informata rreth bursave mund të na kontaktoni në e-mail ose të na vizitoni në: Zyra për Marrëdhënie me Jashtë, Biblioteka Universitare, Rr. Eqrem Çabej, Prishtinë.