Erasmus+ në OTH Regensburg, Gjermani
Hapet Thirrja për Bursa në Programin Erasmus+ në OTH Regensburg, Gjermani
Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” hap thirrjen për aplikim për bursa për semestrin veror në Universitetin e "Ostbayerische Technische Hochschule Regensburg", Gjermani në kuadër të programit Erasmus +.
Llojet e mobilitetit përfshijnë:
• Shkëmbimin e studentëve për studime Bachelor (një semester).
Studentët duhet të jenë të regjistruar në studimet Bachelor të Fakultetit Filozofik Departamentit të Punës Sociale ose të Fakultetit të Edukimit në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”. Të drejtë aplikimi kanë studentët të cilët kanë të përfunduar të paktën vitin e pare te studimeve.
Fushat e mobilitetit janë:
• Fakulteti i Edukimit,
• Fakulteti Filozofik - Departamenti për Punë Sociale)
Bursat përfshijnë:
• Kompensim mujor 800 EUR në muaj për studentët;
• Kostot e udhëtimit deri në 275 EUR;
Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus + janë të liruar nga pagesa për shkollim në universitetin pritës. Studentët do të vazhdojnë të paguajnë shkollimin e tyre dhe tarifat e regjistrimit në universitetin e tyre të origjinës, pra në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina“.
Dokumentet e nevojshme për aplikim për studentët për nivelin Bachelor:
• Certifikata e notave/Transkripta
• CV (në gjuhën angleze)
• Foto e Pasaportës
• Një letër rekomandimi (në gjuhën angleze)
• Një letër motivimi (në gjuhën angleze)
• Vërtetim studenti (i lëshuar nga fakulteti juaj në gjuhën angleze apo gjermane të përkthyer nga ndonjë përkthyes i licencuar) që konfirmon nivelin tuaj dhe vitin e studimit gjatë këtij viti akademik)
• Certifikata e gjuhës angleze
Vetëm dokumentet e kompletuara do të merren në konsideratë. Thirrja do të jetë e hapur deri me datën 29 nëntor 2018.
Përzgjedhja do të bëhet duke u bazuar në notën mesatare, letrën motivuese dhe njohuritë e gjuhës angleze.
Dokumentet me titull "OTH Regensburg Application" mund të i dërgoni në adresën elektronike: [email protected], të bashkëlidhura në një dokument të vetëm, në PDF.
Për informata më të detajuara lidhur me programet e Universitetit OTH Regensburg mund të vizitoni ueb faqen: https://www.oth-regensburg.de/en/international/incoming-students/exchange.html