Erasmus+ në Nysa University, Poloni

Administrator Administrator 1 June 2017 Archived

Universiteti i Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’ hap thirrjen për aplikim për bursa për semestrin dimëror për mobilitete në Nysa University, Poloni, në kuadër të programit Erasmus + Mobility të Komisionit Europian.

Llojet e mobilitetit përfshijnë:

  • Shkëmbimin e studentëve për studime Baçelor
  • Shkëmbimin e stafit akademik të UP-së

Nivelet e mobilitetit për studentët:

-Bachelor (studentët duhet të jenë të regjistruar në një program studimi Bachelor në Universiteti i Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’, në programe të ngjajshme për të cilat aplikoni. Të drejtë aplikimi kanë vetëm studentët të cilët kanë të përfunduar të paktën vitin e parë të studimeve).

Fushat e mobilitetit për Baçelor dhe staf akademik:

  • Business English  
  • Finance
  • Business management
  • Computer Science
  • Production Management
  • Architecture and urban planning

Kohëzgjatja e bursave:

-Baçelor (në kohëzgjatje prej afërsisht 5 muaj)

-Staf akademik (në kohëzgjatje 5 ditë, + 2 ditë vajtje, ardhje)

Bursat përfshijnë:

-Kompensimin mujor (750 EUR në muaj për studentët)
-Kompensimin(140 EUR në ditë për stafin akademik)
-Kostot e udhëtimit deri në 275 EUR

Dokumentat e nevojshme për aplikim për studentët për nivelin Bachelor:

- Certifikata e notave/Transkripta
- CV (në gjuhën angleze)
- Një letër rekomandimi (në gjuhën angleze)
- Një letër motivimi (në gjuhën angleze)
- Vërtetim studenti (i lëshuar nga fakulteti juaj) që konfirmon nivelin tuaj dhe vitin e studimit gjatë këtij viti akademik
- Certifikata e gjuhës angleze(minimum niveli B2 i Gjuhës Angleze)
Learning Agreement

Dokumentat e nevojshme për aplikim për staf akademik të UP-së:

- Kontrata e punës
- CV (në gjuhën angleze)
- Certifikata e gjuhës angleze
- Staff mobility for teaching

Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus + janë të liruar nga pagesa për shkollim në universitetin pritës. Studentët do të vazhdojnë të paguajnë shkollimin e tyre dhe / ose tarifat e regjistrimit në universitetin e tyre të origjinës, pra në Universitetin e Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’.

Keni të drejtë të përzgjidhni vetëm ato kurse/lëndë që ofrohen për semestrin pranveror (fall semester)

(Learning Agreement është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben për të përcaktuar lëndët që do të zhvilloni në universitetin pritës. Ju (studentët) duhet të plotësoni vetëm seksionin e parë ‘‘Mobility Plan’’. Në tabelën A përcaktohen lëndët dhe kreditet që do të merrni në universitetin pritës, në tabelën B përcaktohet se cilat prej lëndëve të Tabelës A do të njihet në Universitetin e Prishtinës kur ju të keni përfunduar periudhën e shkëmbimit

Ju duhet të përzgjidhni të kryeni në Nysa University, Poloni, lëndë të njëjta me ato që do të kryenit në fakultetin tuaj, kjo për arsye që lëndët dhe kreditet t’ju njihen kur të ktheheni për të vazhduar studimet në Universitetin e Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’.

Pasi të plotësohet document ‘Learning Agreement’’ tek fusha ‘‘commitment’’ duhet të nënshkruhet nga aplikanti dhe tek ‘’Responsible person  at the Sending Institution’’ duhet nënshkruar nga koordinatori i ECTS-ve ose prodekani për çështje mësimore i Fakultetit përkatës.

Për t’i përzgjedhë lëndët (fall semestër) në kuadër të programeve të ofruara më lartë, klikoni këtu:

https://erasmus.pwsz.nysa.pl/?page_id=235

Për programet e ofruara në gjuhën angleze për studimet Bachelor kërkohet minimum niveli B2 i Gjuhës Angleze).

Për të siguruar akomodimin në konviktet e universitetit(ku pagesa është rreth 80 euro për muaj).

Afati për aplikim për semestrin dimëror është: 13 qershor 2017

Për më shumë informata rreth bursave mund të na vizitoni në:

Zyra për Marrëdhënie me Jashtë

Universiteti i Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’

Adresa: Biblioteka Universitare, Rr. Eqrem Çabej, Prishtinë

ose të na kontaktoni në emailat:

[email protected], [email protected]