Erasmus+ në "JAMK UNIVERSITY OF APPLIED SCIENCES”, Finlandë
Hapet Thirrja për Bursa në Programin Erasmus+ në "JAMK UNIVERSITY OF APPLIED SCIENCES”, Finlandë
Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” hap thirrjen për aplikim për bursa për semestrin veror në "JAMK University of Applied Sciences", Finlandë në kuadër të programit Erasmus + Mobility të Komisionit Europian.
Llojet e mobilitetit përfshijnë:
- Shkëmbimin e studentëve për studime Master(një semestër);
- Shkëmbimin e stafit akademik.
- Master, studentët duhet të jenë të regjistruar në studimet Master në Universitetin e Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’, në programe të ngjashme për të cilat aplikoni. Të drejtë aplikimi kanë studentët të cilët kanë të përfunduar të paktën një semestër në Fakultetin e Edukimit.
Për programet e studimit dhe kurset të ofruara në "JAMK University of Applied Sciences", Finlandë, ju lutem vizitoni uebfaqet zyrtare, si më poshtë: https://www.jamk.fi/en/jamk-information/international/for-incoming-exchange-and-double-degree-students/study-programmes-and-courses-offered-for-exchange-and-double-degree-students/
Fushat e mobilitetit janë:
- Arsimi Profesional i Mësimdhënësve të Fakultetit të Edukimit për studentët (niveli Master)
- Shkëmbim Stafi akademik
Bursat përfshijnë:
- Kompensimin mujor 850 EUR në muaj për studentët;
- Kompensimin 140 EUR në ditë për stafin;
- Kostot e udhëtimit deri në 275 EUR;
Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus +janë të liruar nga pagesa për shkollim në universitetin pritës. Studentët duhet të vazhdojnë të paguajnë shkollimin e tyre dhe tarifat e regjistrimit në universitetin e tyre të origjinës, pra në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina“.
Dokumentet e nevojshme për aplikim për studentët për nivelin Master:
- Vërtetim studenti (i lëshuar nga fakulteti juaj në gjuhën angleze apo gjermane të përkthyer nga ndonjë përkthyes i licencuar) që konfirmon nivelin tuaj dhe vitin e studimit gjatë këtij viti akademik)
- Certifikata e notave/Transkripta
- Certifikata e gjuhës angleze (Niveli minimal i gjuhës angleze apo gjermane B2)
- CV (në gjuhën angleze)
- Një letër motivimi (në gjuhën angleze)
- Kopje e Pasaportës
Dokumentet e nevojshme për aplikim për stafin akademik:
- CV (në gjuhën angleze);
Planin për mësimdhënie (Plani për mësimdhënie për stafin akademik është një dokument në të cilin duhet të specifikohet programi juaj i propozuar që do të kryeni gjatë periudhës së shkëmbimit: (shkarko këtu); - Kopje e Pasaportës (faqja që përmban emrin tuaj, foton dhe të dhënat personale) ose Letërnjoftimit;
- Certifikata e gjuhës së huaj (Niveli minimal i gjuhës angleze apo gjermaneB2);
Afati për aplikim përsemestrin verorështë deri më: 27 tetor 2017
Dokumentet me titull "JAMK University of Applied Sciences"duhet të dërgohen të skanuara tek: [email protected], [email protected],
Vetëm dokumentet e kompletuara do të merren në konsideratë.
Luteni që të gjitha dokumentet t’i dërgoni të bashkangjitura në një e-mail. Për më shumë informata rreth bursave mund të na kontaktoni në e-mail ose të na vizitoni në: Zyra për Marrëdhënie me Jashtë, Biblioteka Universitare, Rr. Eqrem Çabej, Prishtinë.