Erasmus+ në Çukurova University, Turqi

Administrator Administrator 16 November 2018 Archived

Hapet Thirrja për Bursa në Programin Erasmus+ në Çukurova University, Turqi

Universiteti i Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’ hapë thirrjen për aplikim për bursa për studentët dhe stafin akademik për semestrin pranverorë 2019 për mobilitete në Çukurova University, Turqi, në kuadër të programit Erasmus + Mobility të Komisionit Europian.

Llojet e mobilitetit përfshijnë:

Shkëmbimin e studentëve dhe të stafit në fushat:
- Ekonomi
- Marrëdhënie ndërkombëtare

Nivelet e mobilitetit për studentët:
Bachelor, Master dhe PhD (studentët duhet të jenë të regjistruar në Universitetin e Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’, në programe të ngjashme për të cilat aplikoni. Të drejtë aplikimi kanë vetëm studentët të cilët të paktën kanë të përfunduar vitin e parë të studimeve përkatëse dhe kanë notë mesatare mbi 8.00)

Kohëzgjatja e bursave:
(5 muaj, shkurt – qershor 2019)

Dokumentet e nevojshme për aplikim për studentët:
- Transkripta e notave
- Letër motivimi
- Kopja e pasaportës
- Certifikata e gjuhës angleze (niveli minimal i gjuhës angleze B2)
- Learning Agreement

Për programet e studimit dhe kurset të ofruara në Çukurova University, Turqi, ju lutem vizitoni uebfaqet zyrtare, si më poshtë:
https://www.cu.edu.tr/cu/institutional/university/genel-bilgi

Dokumentat e nevojshme për aplikim për stafin akademik:
-CV+ lista e publikimeve (në gjuhën angleze)
-Kopje e Pasaportës (faqja që përmban emrin tuaj, foton dhe të dhënat personale)
-Kontrata e punës
-Planin për mësimdhënie
-Certifikata e gjuhës së huaj (Niveli minimal i gjuhës angleze B2)

Ju duhet të aplikoni në Çukurova University për programe dhe lëndë të njëjta me ato që do të kryenit në fakultetin tuaj në UP, kjo për arsye që lëndët dhe kreditet t’ju njihen kur të ktheheni për të vazhduar studimet në Universitetin e Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’.

Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus+ do të vazhdojnë të paguajnë shkollimin e tyre ose tarifat e regjistrimit në universitetin e tyre të origjinës, pra në Universitetin e Prishtinës.

Dokumentet e nevojshme për aplikim për stafin akademik:
-CV+ lista e publikimeve (në gjuhën angleze)
-Kopje e Pasaportës (faqja që përmban emrin tuaj, foton dhe të dhënat personale)
-Kontrata e punës
-Certifikata e gjuhës së huaj (Niveli minimal i gjuhës angleze B2)

Afati për aplikim për semestrin pranverorë: 22 Nëntor 2019

Dokumentet e skanuara duhet t’i dërgoni me titull ‘’Çukurova University’’ në emalin: [email protected]

Vetëm dokumentet e kompletuara do të merren në konsideratë.

Luteni që të gjitha dokumentet t’i dërgoni të bashkëlidhura në një dokument të vetëm, në PDF.

Për më shumë informata rreth bursave mund të na kontaktoni në e-mail ose të na vizitoni në: Zyra për Marrëdhënie me Jashtë, Biblioteka Universitare, Rr. Eqrem Çabej, Prishtinë.