Erasmus + Mobility në Riga Technical University, Latvia
Hapet Thirrja për shkëmbim stafi në Programin Erasmus + Mobility në Riga Technical University, Latvia
Universiteti i Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’ hap thirrjen për aplikim për mobilitete për në Riga Technical University, Latvi, në kuadër të programit Erasmus + Mobility të Komisionit Europian.
Llojet e mobilitetit përfshijnë:
- Shkëmbimin stafi
Fushat e mobilitetit përfshijnë:
Arkitekturë, Shkenca kompjuterike, Teknologji informative, Inxhinieri Mekanike etj. Ekonomi dhe Gjuhësi.
Dokumentet e nevojshme për aplikim janë:
1. Dëshmi që jeni staf i Universitetit të Prishtinës
2. CV ( në gjuhën angleze)
3. Listën e publikimeve (nëse jeni staf akademik)
4. Dëshmi për njohjen e gjuhës angleze ( minimumi niveli B2)
5. Një kopje të pasaportës ose letërnjoftimit
Dokumentet e kërkuara ju lutëm bashkëlidhni në një dokument të vetëm në PDF dhe dërgoni në adresën: [email protected]
Data e fund për aplikim: 7 Mars 2019