Diskutohet për paqen dhe OKB-në në Qendrën për Drejtësi Tranzicionale në UP
Qendra e Burimeve të Drejtësisë Tranzicionale në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, dje organizoi debatin me temën “OKB-ja, Kanti dhe Teoria e Paqes Demokratike”.
Në cilësinë e gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës foli profesori Bekim Sejdiu, i cili, ndër të tjera, diskutoi me studentët për rolin e OKB-së në Kosovë.
Juristët e ardhshëm patën rastin që të diskutojnë dhe të parashtrojnë pyetje për temën e caktuar, duke parë perspektivën e profesorit Sejdiu për këtë temë.
QBDT-ja çdo javë organizon ligjërata të tilla jashtëkurrikulare në fushën e ligjit, të cilat u ndihmojnë studentëve të kuptojnë më shumë për rolin e institucioneve, funksionet e tyre dhe tema tjera të kësaj natyre.