Departamenti i Gazetarisë shënon Javën Globale të Edukimit mbi Mediat me ligjëratë nga profesori amerikan

Administrator Administrator 30 October 2019 Archived

Departamenti i Gazetarisë i Universitetit të Prishtinës "Hasan Prishtina" ka shënuar Javën Globale të Edukimit mbi Median dhe Informacionin me ligjëratën e profesorit amerikan Eric Easton.

Në një ligjëratë publike, profesori i Universitetit të Baltimorit në SHBA theksoi nevojën që edukimi medial të bëhet pjesë e shoqërisë kosovare.
“Sot në rrjetet sociale mund të publikohen mesazhe edhe në qoftë se nuk i keni thënë ju. Atëherë bëni kujdes, rrjetet sociale sot përdoren shumë. Ato janë të mira sa i përket komunikimit, por sa u përket lajmeve, nuk mund t’u besohet shumë”, ka thënë ai.

Profesori i Departamentit të Gazetarisë në UP, Ma. Dren Gërguri shpreson që kjo ligjëratë t’u shërbejë studentëve të këtij departamenti.
“Për këtë jave departamenti ynë ka vendosur të organizojë edhe këtë ligjëratë me profesorin amerikan, i cili është mysafir i departamentit tonë. Shpresojmë që të kemi një produkt pozitiv për studentët e gazetarisë. Sot tema e edukimit medial është shumë e rëndësishme sepse gjithmonë diskutohet’, tha ai.

Ardhja e këtij profesori u mundësua nga programi Fulbright i Ambasadës Amerikane.

Java Globale e Edukimit mbi Median dhe Informacionin do të zgjasë deri më 31 tetor, me ç’rast në tërë botën po organizohen tryeza dhe aktivitete për vetëdijesimin e qytetarëve për edukimin mbi median.