Dema takon një delegacion profesorësh nga Universitetit i Frajburgut – nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi

Administrator Administrator 16 November 2017 Archived

Rektori i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, prof. dr. Marjan Dema priti në takim një delegacion profesorësh nga Fakultetit Teknik i Universitetit të Frajburgut, Gjermani.

Rektori Dema në këtë takim ishte i shoqëruar nga prorektorja për marrëdhënie ndërkombëtare në UP, Teuta Pustina, si dhe profesoresha Lule Ahmedi nga Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike.

Dema falënderoi profesorët për vizitën në Universitetin e Prishtinës, si dhe i informoi ata me një historik të shkurtër të Universitetit më të madh në vendin tonë.
Ndërkaq, profesorët mysafirë po ashtu prezantuan informata të rëndësishme për Universitetin e tyre.

Takimi vijoi me nënshkrimin e një Marrëveshjeje të Bashkëpunimit në mes të dyja universiteteve, e cila ka si qellim zhvillimin e aktiviteteve të përbashkëta kërkimore përmes mbikëqyrjes së përbashkët të temave të doktoratës, temave të masterit si dhe të atyre baçelor të studentëve tanë, pastaj ftesa reciproke për pjesëmarrje në seminare dhe konferenca në institucionet respektive, vizita të përbashkëta, mobilitete të studentëve dhe stafit, si dhe mundësi të tjera të bashkëpunimit akademik të dobishme për të dyja institucionet.

Vizita e delegacionit nga Universiteti i Frajburgut u realizua në kuadër të projektit njëvjeçar "DEKOS-IT: University Dialogue and Cooperation between Germany and Kosovo in IT Capacity Building", i mbështetur nga zyra gjermane e DAAD-së në Prishtinë. Ky projekt implementohet nga Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike në UP, në bashkëpunim me Departamentin e Bazave të të Dhënave dhe Sistemeve të Informacionit që është pjesë e Fakultetit Teknik të Frajburgut, gjegjësisht Institutit të Informatikës.